Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t'u ndalohet hyrja në Gjermani

Gjermania do të vendosë shumë shpejt sanksione të reja ndaj azilkërkuesve nga Ballkani.Presidenti i Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët Manfred Schmidt thotë se Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gushti vendosjen e sanksioneve mbi hyrjen në Gjermani të azilkërkuesve nga Ballkani që iu refuzohet kërkesa e azilit."Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë" Manfred Shmid thotë se me këto masa u dërgohet një sinjal i qartë për qytetarët e Ballkanit që të mos marrin rrugën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil."Aktualisht kemi 94.000 kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit në sistem. Gati të gjithë ata do të marrin së bashku me njoftimin për refuzimin e kërkesës së azilit, edhe njoftimin tjetër për ndalimin e hyrjes në Gjermani për 5 Vjet dhe madje edhe ndalimin e qëndrimit. Azilkërkuesit nga Ballkani përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve që hyjnë aktualisht në Gjermani, ndërkohë që "vetëm 0,1 deri në 0,2% kanë vërtet arsye për t'iu pranuar kërkesa për azil" citohet të ketë thënë Schmidt  shkruan DWLidhur me propozimin e fundit të socialdemokratëve për krijimin e mundësive të punësimit për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, vijnë sinjale pozitive nga fraksioni i Unionit kristiandemokrat./Oranews.tv/