50 të arrestuar në protestën kundër armëve bërthamore
Rreth 50 persona u arrestuan në Kaliforni gjatë protestës kundër armëve bërthamore. Arrestimet erdhën pasi aktivistët nuk ju përgjigjën urdhrit për shpërndarjen e 300 personave të mbledhur jashtë laboratorit Lorence Livermore, themeluar në 1952 për zhvillimet nukleare.Duke u shprehur se demonstrata është një nderim për të gjitha viktimat e e Hiroshimës 70 vjet më parë, protestuesit thanë se kanë për qëllim gjithashtu të zbulojnë se sa para ka shpenzuar qeveria amerikane në kërkimet bërthamore. Në tubim morën pjesë gjithashtu edhe shumë japonezë që jetojnën në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me parulla dhe slogane në kor, ata shprehën kundërshtimin ndaj luftës dhe armëve.Dy ditë më parë hiroshima kujtoi viktimat e bombës së parë atomike, lëshuar për herë të parë nga shtetet e bashkuara të amerikës. Në ceremoni morën pjesë personalitete të politikës vendase, mes tyre edhe mbasadori amerikan në japoni. Kryemisnitri Shinzo Abe , 70 vjet më pas, bëri thirrje për t'i thënë stop armëve bërthamore.