Gjorica e Shupenza dy zonat endemike nga tiroidet

Përzierja e ujrave të bardha e të zeza po dëmton shëndetin e banorëve në në qarkun e Dibrës. Gjorice dhe Shupenza janë zonat me sëmundshmërinë më të lartë të banorëve.Komuna Gjorice dhe Shupenz në qarkun e Dibrës janë zonat me sëmundshmërinë më të lartë të banorëve. Përzierja e ujrave te zeza dhe të bardha, sipas mjekut te qëndres Shëndetësore të Komunes Gjoricë, Leonard Murra, është bërë shkak për krijimin e situatës së rëndë shëndetësore.Leonard Murra:Sëmundshmëria është më e lartë se në zona të tjera për disa faktorë. Një ndër më kryesorët është përdorimi i ujit të pijshëm i cili kryesisht është nga puset.Pasi pusetat e ujrave të zeza janë pranë puseve ku merret uji i pijshëm. Banorët e zonës kanë probleme të ndryshme me shendetin, më e theksuar është sëmundja e gjëndrave teroide, diare dhe inflamacione të ndryshme në organizem.Leonard Murra: Ne jemi zonë endemike për sëmundjen e teroides dhe ka shumë raste me hipertierozë.Edhe kjo vjen si pasojë e mungesës së jodit.Përveç Gjoricës është dhe Shpuenza që ujësjellësi është një ndër kanalizimet e vjetra dhe të paktën duket edhe nga shija,që uji nuk duhet të ketë shije apo erë të keqë . Edhe ngjyra nuk është  shumë e pastër, është e turbullt dhe këto janë disa indikatorë që tregojnë që uji është i kontaminuarNë qendrën shëndetësore të Gjoricës paraqiten me shqetësime të ndryshme cdo ditë me dhjetra pacientë.  Edhe fakti që banorët banojnë mes dy lumenjve përbën shqetësim për shëndetin e tyre