Tregu i Moravës, investimi miliona dollarësh po shkon drejt shkatërrimit

Prej vitit 2008 është inauguruar tregu ushqimor në Moravë të rrethit të Beratit , por tregtarët edhe sot nuk kanë një vend për nxherrë prodhimet e tyre. dhe nuk ka funksionuar asnjëherë. Investimi miliona dollarësh i tregut ushqimor ka shkuar dëm, pasi nuk ka funksionuar asnjëherë.Miliona dollarë të investuara për tregun e Moravës në rrethin e Beratit kanë shkuar dëm, pasi tregu nuk funksionon, ndërsa fermerët e zonës i tregëtojnë në rrugë prodhimet e tyre.Pas inagurimit tregu i Moravës, në komunën Otollak nuk ka funksionuar kurrë dhe vazhdon të qëndrojë i mbyllur, arsye këto që nuk i shpjegon askush, ndërsa ambjentet janë lënë në mëshirë të fatit. Çdo ditë përgjatë aksit rrugor Berat-Ura Vajgurore, banorët e fshatit Otollak, zonë e njohur për prodhimin e frutave, fermerët nxjerrin për të shitur prodhimet e tyre. Tregtare: Shumë të freskëta janë, por punë nuk ka. Dobët është, nuk ka para. Ne i shësim këtu sepse nuk kemi të hamë bukë,as punë asgje. Asnjeri nuk punon.Tregtar:Tregu këtu te ne është në Moravë por që nuk ka organizim.Ne mundohemi me përpjekjet tona, me mundin tonë,me punën tonë që të arrijmë diçka për të mbijetuar.Qytetar: Këtu nuk ka një treg të sigurtë që prodhimet e fermerit të vihen të sigurtë në qytetin e Beratit. Qeveria duhet të bëjë më shumë për fermerët sepse kanë shumë vështirësi ekonomike.Në kushte aspak të favorshme, por dhe me çmime disa herë më të ulëta fermerët janë të detyruar të shesin prodhimet e tyre në rrugë. edhe pse produkte mjaft cilësore fitimet e tyre nuk justifikojnë mundin e fermereve.