Protesta e emigrantëve: Hedhin ushqimet e skaduara në dyshemenë e mensës
Një protestë emigrantësh ka shpërthyer në komunën Eraklea në provincën e Venecias, në rajonin Veneto, në Itali.200 emigrantët e qëndrës rezidencë "Mimozat" kanë protestuar kundër cilësisë së ushqimit të ofruar për ta.Ata kanë hedhur në dyshemenë e mensës, ushqimet e darkës që sipas tyre janë të skaduara. Protestës së tyre i shtohen dhe ankesat ndaj kushteve të këqija higjeniko-sanitare në të cilat janë të deyruar të jetojnë në këtë qëndër.Operatorët që punojnë në këtë strukturë kanë shpjeguar se kjo protestë nuk ka arsye konkrete, ushqimet nuk janë të skaduara e nuk është hera e parë që në mensë shërbehet një menu e tillë.Ndërsa disa turistë të pransiëhm në qëndrën Mimozat kanë konfirmuar se shumë prej emigrantëve u janë shfaqur në trup shqetësime dermatologjike duke kërkuar disa herë dhe ndërhyrjen e shërbimit të urgjencës spitalore.Kanë mbërritur në vendngjarje policia italiane si dhe kryetari i Bashkisë së komunës ë Erakleas Xhorxhio Tako, i cili ka kërkuar hetimin nga ana e prefektturës të qëndrës së emigrantëve si dhe të personelit të kooperativës së shërbimit Solarius.Të menjëhershme kanë qënë reagimet e politikës italiane, sidomos të forcave të së djathtës.Xhorxhia Meloni kryetarja e Partisë "Fratelli d'Italia" ka komentuar se "personat që ankohen në 90% të rasteve nuk kanë të drejtë azili politik e se shteti italain shpenzon për ta minimunim e 30 eurove në ditë, parà që mund të shërbejnë për të ndihmuar pensionistët, të varfërit e familjet italiane në nevojë.Nuk është hera e parë që në qëndrat e emigrantëve në Itali shpërthejnë protesta kundër kushteve higjeniko, sanitare e ekonomike me të cilat janë të detyruar të jetojnë./Oranews.tv/