Turistët e huaj shikojnë nga larg manastirin e “Shën Mërisë”, s’e vizitojnë dot

Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e fundjanarit në komunën Novoselë të Vlorës ende është i dukshëm. Ura e Zvërnecit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Dëmtimi i saj është bërë shkak që turistët të mos mund të vizitojnë Manastirin e "Shën Mërisë".Përmbytjet e fundjanarit në komunën Novoselë të Vlorës, krahas dëmtimeve në banesa dhe toka bujqësore, ka dëmtuar edhe një pjesë të konsiderueshme të gjatesisë së urës së drunjtë të Zvërnecit. Urë e cila është 286 metër.Pavarësisht investimit modest të keshillit të qarkut pak muaj më parë, ura është pakalueshme dhe manastiri i "Shën Mërisë" mbetet i paaksesueshem për vizitoret . Por ata vizitorë që janë me fat, mund të vozisin drejt tij, me barkat e banorëve vendas që peshkojnë në lagunë.Një prej turistëve francezë që viziton zonën shprehet  se ndjehet i trishtuar që smundi të shkojë në manastir.Turisti: Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar që nuk munda ta vizitoj manastirin e Shën Mërisë. Bëmë një rrugë të gjatë për të mbërritur deri në këtë zonë por dëmitimi i urës nuk na lejoi ta vizitonim.Banor vendas: Dhe është më e lehtë dhe më e mirë kur është ura direkt. Çdo njëri që do të vijë, vjen. Një qiri që do të ndezi te kisha e ndez te kisha, një lek që do ta hedhi e hedh atje.Manastiri i "Shën Mërisë" sic e quajnë banorët e zonës është një prej pikave më atraktive të kultit në qytetin jugor. Në këtë vend çdo vit në 15 gusht kremtohet festa e Shën Mërise, ndërsa vizitoret me shenjë respekti kalojnë natën në manastir.[caption id="attachment_553555" align="alignnone" width="640"]ura zvernec Ne foto: Ura e shkaterruar e Zvernecit ne Vlore[/caption]