DASH: "Trafikantë të qënieve njerëzore të lidhur me zyrtarë të shtetit, 1 deputet i dënuar"

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin global e rendit sërish Shqipërinë në mesin e vendeve problematike, pavarësisht disa përparimeve në luftën kundër fenomenit.Ne raport thuhet se Shqipëria është vend burimi dhe destinacioni për burrat, gratë, dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar.Raporti nënvizon se gratë dhe fëmijët i nënshtrohen kryesisht trafikimit seksual në vendet fqinje, kurse sa u përket burrave, ata janë kryesisht viktima të punës së detyruar.DASH ngre shqetësimin për numrin në rritje të fëmijëve, kryesisht rom apo egjiptianë. Por raporti nënvizon se në Shqipëri shfrytëzohen seksualisht edhe femra nga Europa lindore, përfshirë Ukrainën, Rusinë, por edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë.DASH shikon me shqetësim bashkëpunimin mes zyrtarëve të lartë dhe trafikantëve, ndërsa nënvizon se një deputet në parlamentin shqiptar ka qenë më parë i dënuar për krime të lidhura me trafikimin.Raporti ngre shqetësime edhe për nivelin e lartë të korrupsionit, i cili pengon autoritetet në identifikimin e viktimave të trafikimit.DASH nënvizon se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht as standardet minimale për eliminimin e fenomentit, pavarësisht disa përpjekjeve domethënëse për ta bërë këtë.Në 2014, DASH nënvizon se Gjykatat shqiptare dënuan 9 trafikantë, një rritje krahasur me vitin 2013.Por sipas autoriteteve amerikane disa herë trafikanët e hetuar nuk u akuzuan për trafikim por për shfrytëzim prostitucioni, një krim ky më i lehtë sesa trafikimi.Po ashtu raporti vëren me shqetësim se disa herë viktimat dënohen më shumë sesa trafikantët, me akuzën e prostitucionit.Për të ndryshuar situatën DASH i sugjeron qeverisë shqiptare:1 Të rrisë financimet për organizatat jo qeveritare, me qëllim rehabilimtimin e viktimave të trafikimit2 Të vijojë hetimin dhe ndjekjen penale për trafikantët, përfshirë edhe zyrtarët që bëhen pjesë e trafikimit3 Të trajnojë sistematikisht policë dhe zyrtarë në nivel lokal për procedurat standarde të veprimit me qëllim rritjen e numrit të viktimave të identifikuara4 Të luftojë diskriminimin5 Të ulë shkallën e lartë të lëvizjeve në polici për të ruajtur kapacitetin e përftuar nga zyrtarë me trajnim të veçantë për shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore