Vdes Bobbi Kristina Brown, vajza e Whitney Houston

Pas gjashtë muajsh në gjendje të rëndë, Bobi Kristina Braun, vajza e yllit të ndjerë të muzikës, Uitni Hjuston, u nda nga jeta në moshën 22 vjeçare. Në 31 janar të këtij viti, Kristina u gjet pa ndjenja në vaskën e tualetit të saj dhe qendroi në spital deri më 24 qershor, para se të kthehej në shtëpi.Incidenti i hidhur për familjen vjen vetëm tre vjet pasi mamja e saj, Uitni Hjuston, humbi betejën me drogën në shkurt 2012. Edhe për të bijën, mjekët thanë se abuzimet me substancat narkotike ishin shkas për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.Policia njoftoi se Kristina u gjet në shtëpi nga bashkëshorti Nik Gordon dhe një mik, të cilët u përpoqën më kot ta risillnin në jetë deri sa mbërriti ambulance për ta dërguar në spitalin e qytezës Rozuell, në periferi të Atlantës, por edhe atje qe e pamundur shpëtimi i saj.Përveç se vajza e yllit të muzikës Hjuston, edhe babai i Kristinës, Bobi Braun, është muzikant, fitues i çmimit "Grammy". Të dy prindërit duket se nuk kanë qenë shembulli më i mirë për 22-vjeçaren, pasi gjatë martesës 15-vjeçare kanë qenë konsumatorë të rregullt të lëndëve narkotike dhe alkoolit./Oranews.tv/