Himara e Dhërmiu, të rinjtë e zgjedhin edhe për jetën e natës

Bregdeti i Himarës gjallëron nga pushuesit ditor dhe ata rezident. me perëndimin e djellit mbrëmja merr të tjera ngjyrime për të rinjt dhe frekuentuesit e jetës së natës, pasi alternativat nuk mungojnë. Destinacioni i duhur janë Drimadhes, Jali apo Palasa e etj.Himara shquhet për bukurinë e plazheve të saj, shumë prej tyre me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit, Lukova dhe Kakomea në Nivica.Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea.Në shumë zona në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike.Një prej arsyeve që pushues të shumtë zgjedhin të vizitojnë Himarën, mbetet klima e saj, uji i kristaltë dhe qetësia karakteristikë e qytezës jugore, ku efekti i dallgëve të detit dhe zërat e gëzuar të ofrojnë relaksin maksimal.Fundi i muajit korrik dhe gusht, kryesisht preferohet nga pushuesit afatgjatë, ndërsa me ardhjen e fundjavave, bregdeti gjallëron nga pushuesit ditor. mes bukurive të natyrës nuk mungon as ushqimi i mirë. Prodhimet e detit, serviren me profesionizëm në restorantet e zonës.Mbrëmja merr të tjera ngjyrime për të rinjt dhe frekuentuesit e jetës së natës, pasi alternativat nuk mungojnë. Destinacioni i duhur janë Drimadhes, Jali apo Palasa e etj.Sapo dielli perëndon, tingujt e muzikës dhe njerëzit e bukur, pushtojnë mbrëmjet verore.Të famshëm apo jo, vizitorë për një ditë, apo rezident në Himarë, kjo nuk ka rëndësi gjatë ditëve pushimi, pasi dëfrimi është refreni i përbashkët.Largimi nga monotonia, pak alkool, muzike e mirë dhe flirtet e pashmangshme, i bëjnë padyshim mbreslënëse ditët e pushimit.Ndërthurja e qetësisë dhe e mundësive për pushimeve aktive realizohet më së miri në Himarë, ndaj mos nguroni ta vizitoni këtë destinacion në këto ditë të nxehta.