Policia në diskotekë sensibilizon të rinjtë për të mos abuzuar me alkoolin

Policia e Vlorës ka suprizuar sërish, pas dhurimit të luleve me mesazhe sensibilizuese në autostradë , mesnatën e djeshme blutë e Vlorës kanë hyrë në diskotekën më te frekuentuar të qytetit bregdetar, për të dhënë një mesazh sensibilizues.Efektiv të qarkullimit rrugor por edhe të sektorit të rendit dhe sigurisë publike kanë këshilluar të rinjtë të mos abuzojnë me alkoolin .Zëdhënesja e policisë së Vlorës Dhurata Karaj u tha të rinjve se policia e shtetit është 24 orë në shërbim në garantim të jetës së qytetarit .Ajo u bëri thirrje të rinjve të argëtohen me alkool por mos të abuzojnë me të .Njëkohësisht ftoi drejtuesit e mjeteve të kujdesen për jetën e tyre dhe të tjerëve që i shoqërojnë e të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit .Aktualisht blutë e Vlorës janë në shërbim me patrulla të dyfishuara në zonat bregdetare./Oranews.tv/