Turqia thërret samit të NATO-s: Nuk e duam ISIS-in si vend fqinj
Turqia thirrje NATO-s për bisedime rreth Shtetit Islamik dhe separatistëve kurdëTurqia u ka bërë thirrje ambasadorëve të NATO-s për një takim të posaçëm për të diskutuar rreth operacioneve ushtarake kundër Shtetit Islamik dhe separatisëve kurdëSeanca do të mbahet në Bruksel ditën e martë më 28 korrik. Turqia nisi sulmet ajrore kundër militantëve në Siri dhe kundër kampeve të separatistëve kurdë në very të Irakut.Në një sulm, për të cilin Turqia fajëson ISIS-in, 32 persona mbetën të vrarë në afërsi të kufirit me Sirinë më 20 korrik.Kurdët sulmuan policinë turke në shenjë hakmarrjeje për atë që ata e shohin si bashkëpunim të Turqisë me Shtetin Islamik.Bastisjet kundër kampeve separatist kurde në veri të Irakut i dhanë fund armëpushimit 2-vjeçar.Të shtunën në darkë, më 25 korrik, një makinë bombë shpërtheu duke lënë dy ushtarë të vrarë e katër të tjerë të plagosur, raportuan zyrtarët turq.Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve të shmangin dhunën, por Turqia tha se kishte të drejtën të mbronte veten nga sulmet kundër rebelëve kurdë.