Presidenti Assad pranon dorëzimin në disa zona: Kemi mungesë ushtarësh
Ushtria siriane është detyruar të heqë dorë nga disa zona në mënyrë që të mbajë zona të tjera në luftën kundër rebelëve, ka pranuar presidenti Bashar al-Assad.Vendi, tani ndodhet në vitin e pestë të luftës, dhe lideri sirian thotë se ushtria po përballet me një mungesë ushtarësh.Një ditë më parë, ai shpalli një amnisti për dezertorët. Konflikti mendohet të ketë lënë më shumë se 230 mijë të vdekur dhe miliona të tjerë të zhvendosur.Hapësira të shumta nuk janë më nën kontrollin e qeverisë.Ushtria e Sirisë ishte dikur një forcë e madhe prej 300 mijë vetash, por tani ajo është përgjysmuar nga vdekje e largimet, raporton agjencia e lajmeve AFP.Lideri sirian tha se ushtria nuk e kishte më fuqinë e saj për të mbrojtur të gjithë vendin, veçanërisht ndërsa grupet rebele po marrin mbështetje të madhe nga jashtë.“Shpeshherë në disa rrethana, jemi të detyruar të heqim dorë nga disa zona për të lëvizur forcat tona drejt zona që duam t’i mbajmë,” tha Assad në një fjalim televiziv.“Ne duhet të përcaktojmë rajonet e rëndësishme kështu që mos të lejojmë shkatërrimin e tyre”.