Infeksionet e syve, Mjekët: Të merren masa e të ruhet higjena personale

Mjekët okulistë japin alarmin e infeksioneve të shumta që mund të merren nga frekuentimi i plazheve dhe i pishinave gjatë ditëve të nxehta. Bluzat e bardha bëjnë apel për marrjen e masave mbrojtëse, pasi rreziku i infektimit të syve është i lartë.Mjek: "Janë shfaqur raste të cilat janë kontaminuar me njëri-tjetrin nëpërmjet peshqirit. Me një peshqir fshihen dy tre vetë. Qytetari kur niset për në plazh duhet të mbajë syze dielli, t’i rifreskojë sytë herë pas here me ujë të pijshëm dhe të mbajë higjenën personale”.Pishinat janë nuancat e freskisë gjatë verës por respektimi i higjenës në to ka një rëndësi maksimale pasi në të kundërt rrezikohet shëndeti i rekuentuesve. Mjekët theksojnë nevojën e më shumë kontrolleve nga Inspektorët e Shëndetit Publik në mënyrë që të eliminohet në maksimum marrja e infeksioneve të lëkurës dhe të syve.