Plutoni, ngjyrat e theksuara zbulojnë “zemrën” e planetit

Një imazh i ri, e shkrepur nga sonda Neë Horizons dhe e shpërndarë në sajtin e NASA, zbulon informacione të reja në lidhje me përbërjen dhe strukturën e sipërfaqes së planetit xhuxh. Fotoja demostron qartësisht “zemrën” e Plutonit, i cili është rajoni i fundëm djathtas i quajtur “Tombaugh Regio”. Zbulimi është se dy anët e zemrës janë shumë të ndryshme: zona në të majtë është duke u zgjeruar kundrejt asaj të djathtës ngjyrë kaltëroshe dhe me formë të crregullt. Fenomen që sipas NASA është për shkak të lëvizjeve akullnajave të pasur me azot, monoksid të karbonit dhe metan.