Vrau administratorin e pallatit për lekët e ashensorit, dënohet me 25 vjet burg

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin Oltjon Toro, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.Ngjarja për të cilën akuzohej i pandehuri ka ndodhur në korrik 2012, kur Toro, i sapokthyer nga Greqia për pushime pranë familjes në Fier, pas një debati për çështje tejet të rëndomtë, për pagesën mujore për mirëmbajtjen e ashensorit dhe administrimit të pallatit, ka vrarë me automatik shtetasin Nasi Memaj.Hetimi dhe gjykimi ndaj këtij shtetasi është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg.Gjykata e Fierit ka dhënë fillimisht të njëjtin dënim në shkurt 2014. Por, ky vendim është prishur nga Gjykata e Apelit Vlorë, e cila i ka lënë detyrë gjykatës së shkallës së parë që të administrojë ekspertizën psikiko-ligjore të të pandehurit.Gjatë rishqyrtimit në gjykatën e Fierit, është administruar raporti i ekspertizës psikiko-ligjore, në të cilën përcaktohet se i pandehuri nuk nuk vuan nga ndonje ç’regullim psikik apo zhvillim i metë mendor, i cili të ketë ndikuar në krimin e tij.Në këto kushte, prokuroria e Fierit ka rikërkuar dënimin e tij me 25 vite burg, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Fierit.[caption id="attachment_552696" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pallati ku ndodhi vrasja ne Fier Ne foto: Pallati ku ndodhi vrasja ne Fier[/caption]Si ndodhi vrasja e 28 korrikut 2012Ne daten 28.07.2012 rreth ores 12.30  ne vendin e quajtur L.Apolonia Fier ne katin e katert te  nje pallati ku  kane banesat shtetasit Nasi Memaj dhe i pandehuri Oltjon Toro, keta dy  shtetas kane debatuar  ne lidhje me mos pagesen  e mirembajtjes se pallatit ashensorit dhe  pastrimit  nga ana e familjes te te pandehurit Oltjon Toro, kjo  pasi shtetasi  Nasi Memaj ishte  caktuar me detyren  e administratorit te pallatit nga banoret e tij.Te pranishem ne kete moment, rezulton te kene qene bashkshortja e shtetasit Nasi Memaj  shtetasja Ngjelina Memaj  dhe ema e te pandehurit shtetasja Liri Zanaj.Ne kohen qe po debatonin,  personat  e mesiperm jane konfliktuar fizikisht  me njeri tjetrin dhe ky ka qene momenti, kur i pandehuri Oltjon Toro ka shkuar ne banesen  e tij dhe ka marre nje arme zjarri  automatik dhe ka qelluar ne  drejtim te   Nasi Memaj. Ai ka shkuar ne banesen  e tij  dhe pas i eshte  kthyer,  ka qelluar   ne drejtim  te  banesen se  Nasi Memaj ku  ky i  fundit dhe  bashkeshortja e tij Ngjelina Memaj kishin hyre ne banese dhe  si pasoje ka gjetur vdekjen  Nasi  Memaj  dhe eshte plagosur rende Ngjelina Memaj.Nga kqyrja e vendit te  ngjarjes dt.28.07.2012, rezulton te jene fiksuar njolla te  shumta gjaku ne banesen  e viktimes Nasi Memaj, jane fiksuar demtime te  deres se jashtme  me goditje me arme zjarri  dhe ne banese jane sekuestruar  nje gezhoje model  56  kaliber 7.62mm  dhe kater pjese predhash.Nga akti i ekspertimit  mjeko ligjor  nr.70 dt.28.07.2012, mbi ekzaminimin  e  viktimes Nasi Memaj rezulton se, ne trupin e tij verehen 13 plage nga  keto  shtate  jane vrima hyrje me demtime  te venave subklavia, demtime te brinjeve te mushkrive, grumbullim gjaku na kavitetine gjoksit dhe thyerje  te kockave te krahut te majte e te djathte  si edhe dermishje dhe ekimoza. Keto  demtime  jane shkaktuar me arme zjarri  ne drejtime te ndryshme nga  perpara  mbrapa dhe nga mbrapa perpara me distance jashte veprimit te faktoreve  plotesues te qitjes. Vdekja e shtetasit Nasi Memaj ka ardhur si pasoje e gjendjes se shokut traumatiko hemoragjik nga demtimet. Sipas aktit te  ekspertimit  mjeko ligjor nt.421 dt.30.08.2012 rezulton  se, demtimet e bashkeshortes  se viktimes Nasi Memaj shtetases Ngjelina Memaj te  jene te renda  dhe  se jane shkaktuar me arme zjarri. Sipas aktit te ekspertimit  mjeko ligjor nr.347 dt.29.07.2012, mbi ekzaminimin e te pandehurit Oltjon Toro, rezulton te kete demtime ne pjesen e  qafes  dhe hematome te  syrit dhe buzes.Nga  deshmite e  dhena ne gjykim, rezulton i provuar fakti penal se ky i  fundit te jete autor i  goditjes  me arme  zjarri automatik ne drejtim te  shtetasve  Nasi Memaj dhe  bashkeshortes  se tij Ngjelina Memaj, ku si pasoje ka gjetur vdekjen  shtetasi Nasi Memaj dhe eshte plagosur rende shtetasja Ngjelina Memaj.E demtuara Ngjelina Memaj, ne deklarimet e dhena perpara O.P.Gjyqesore me procesverbalin e  dt.30.07.2012 shpjegon se, bashkeshorti i saj  Nasi Memaj ishte  administrator i  pallatit ku  ata banojne dhe se familja  e te pandehurit qe perbehej  prej tij dhe emes te  tij  kishte  rreth  kater muaj qe nuk paguante  detyrimin per mirembajtjen  e pallatit.  Ne  dt.28.07.2012 rreth  ores  1200 bashkeshorti I saj ka  pare se nga ashensori kane zbritur  i pandehuri me emen e tij,  te cilet I  kishin thene me pare se nuk e perdorin ashensorin dhe per kete  ka shkuar  per te  komunikuar me keta persona. Deklaruesja ka degjuar te pandehurin qe po I  drejtonte fjale fyese Nasi Memaj dhe ka pare se gjithashtu  po  e godiste me grushte dhe  kjo ka ndodhur ne korridor midis  deres se  te pandehurit  dhe  tyre. Pikerisht ne kete moment, ema e te pandehurit  Liri Zani i ka thene te pandehurit “merr  armen vrite, vrite, se ky eshte  spiun”. Deklaruesja shprehet  se  “djali i Lirise  u fut ne shtepine e tij dhe doli  qe andej  me arme ne dore dhe qelloi ne drejtimin tone, Nasi u  plagos ne ngofje, pra u  plagos ne korridor. Une e morra menjehere Nasin te plagosur dhe e futa brenda ne shtepi, une nuk mbaj mend nese e mbylla deren e shtepise apo  jo. Sapo u futa brenda ne shtepi  djali i Lirise qelloi perseri dhe plumbat me kapen  si mua ashtu  dhe Nasin. Ne ishim ne afersi te deres se shtepise nga brenda kur na kapen  plumbat”Shtetasi Arben Memaj, ne deklarimet e dhene perpara O.P.Gj ne dt.30.07.2012 per te cilat eshte  lejuar leximi i tyre,  shpjegon  se,  ati i  tij Nasi  Memaj ishte  zgjedhur administrator i  pallatit dhe cdo  fund muaj i  mblidhte leket e  e gjithe banoreve. Ai shpjegon se, rreth ores 1230 ka dale nga banesa per te marre nje  bombul gazi dhe ne kete moment e ka marre ne telefon  bashkshortja qe te  shkonte shpejt ne  shtepi. Ne korridorin  e baneses ai ka pare Nasi Memaj,   i cili  ishte me  gjak dhe emen e tij  qe po bertiste, ai ka pyetur te atin se kush e ka qelluar dhe ai  i ka thene qe me gjuajti  komshiu me arme. Ai ka degjuar nje zhurme si  mbushje arme  dhe hapat qe vinin   nga dera e komshise  qe kishte qelluar  atin  e tij.  Arben Memaj terheq  ne banese  Nasi  dhe Ngjelina Memaj  dhe ne momentin qe   ishte duke mbyllur deren  shikon te  pandehurin Oltjon Toto me arme kallashnikov ne dore. Ne kete moment, ai ka degjuar nje  bresheri  automatiku plumbat e  te cilit kapin  Nasi dhe  Ngjelina Memaj.Shtetasja Matilda Memaj ne deklarimet e dhene perpara O.P.Gj ne dt.28.07.2012 per te cilat eshte  lejuar leximi i tyre,  shpjegon  se se “ ne dt.28.07.2012 rreth ores  1230 ka degjuar  Ngjelina Memaj  e  cila po therriste  te njoftonte Arbenin se po  rrahin Nasin dhe ka dale ne sallon dhe tek dera e apartamentit ka  pare te pandehurin Oltjon Toro qe po godiste  vjerrin e saj  Nasi Memaj me grushta  dh eprane   tij eshte dhe ema. Ajo ka njoftuan me telefon bashkeshortin Arbenin dhe shkuar te djali i  saj  i  cili po qante. Dhe ne  kete  moment  ka degjuar  nje te shtene dhe te berrtituren e vjerres  qe e vrane Nasin, ajo ka  degjuar dhe nje  bresheri arme  dhe  gjithashtu ka degjuar te pandehuritn Oltjon Toro qe  therriste  “do ju vras te tereve”.Edhe nga deshmia e  Liri Zanaj,  ema e te pandehurit Oltjon Toro rezulton se,   se data 28.07.2012 rreth  ores 1245  ndersa kane shkuar  per ne  banese  i pandehuri  te jete konfliktuar me shtetasin Nasi Memaj per leket e ashensorit  dhe  prezent kane qene edhe bashkeshortja e Nasi Memaj. Sipas  deshmitares, i pandehuri ka qelluar me arme   qe kishte ne shtepi  te cilin e ka marre  ne vitin 1997 por arma ishte mesimore dhe  sipas saj ishte  arme automatik kallashnikov. Ne deshmine  e saj  ajo ka shpjeguar se, ka pare  ne venngjarje edhe shtetasit Ledjon Shanaj, Pellumb Toro dhe Avdyl Kuci.Deshmia e shtetases  eshte  kundershtuar me deklarimet e saj  dhene perpara O.P.Gjyqesore ne dt.28.07.2012 ku rezulton se, ehste pikerisht  i pandehuri  i  cili  ka qelluar me arme   drejt  se baneses se Nasi Memaj dhe nga keto  shpjegime nuk  rezulton  qe ne vendngjarje te kete patur  te tjere persona pervec viktimes Nasi Memaj dhe bashkeshortes  se saj.Deshmitari  Shkelqim Shanaj  shpjegon se, ka degjuar krima  rreth ores 1300 dhe me pas ka marre dijeni  nga  djali i Nasi  Memaj se ky i  fundit te jete vrare  nga i pandehuri Oltjon Toro.Deshmitari Ervin Resuli shpjegon se “ka qene ne afersi te baneses se motres se tij dhe ne hyrje te   ashensorit   ka pare gjurme gjaku. Ne katin e trete  te  banimit ka pare  gezhoja dhe ndersa ka shkaur ne banesen e motres se tij   ka pare  gjurme  te  madhe gjaku dhe ka gjetur te  shtrire  Ngjelina Memaj te  ciles  ia ke dhene ndihmen  e pare. Ai  shpjegon se, ne hyrje te pallatit  ka pare  Liri Zanaj  duke  bertitur   c’na bere ore djale.. Ai  e ka pyetur  Ngjelina Memaj se kush e kishte qelluar dhe  ajo i  ka  thene se  se e kishte  qelluar i pandehuri. Nga  motra e tij  ka marre dijeni  se  i pandehuri Oltjon Toro eshte konfliktuar me  vjehrin e saj per pagesen e  ashensorit. I pandehuri Oltjon Toro ka shpjeguar  se, ne dt.28.07.2012  eshte konfliktuar fizikisht  me ashtetasin Nasi  Memaj per pagesen e ashensorit dhe ne momemmtin qe ky i  fundit ka shtytur emen e tij  Liri Zanaj, ka  marre armen dhe e ka qelluar ne mur  dhe  jo ne drejtim te tij. Ai ka shpjeguar se, ka hyre serish ne banese  dhe  pasi ka dale  nga banesa ka qelluar ne drejtim te  deres   ku ishte djal i i Nasit. Sipas te pandehurit arma e tij  ishte kallash me plumba sfere dhe se Nasi Memaj,  nuk eshte vrare nga arma e tij por nga familjaret e tij. Ai ka shpjeguar se, ka qelluar  ne drejtim te baneses  se Shkelqim Shanaj dhe eshte larguar me kembe ndersa armen e ka hedhur ne nje ferre. Sipas te pandehurit, ne momentin kur eshte konfliktuar me Nasin ka qene  nje grua  e cila nuk ka qene bashkeshortja e Nasit. Sipas  te pandehurit ai  ka qelluar disa here dhe plumbat te kene qene prej  gome. Sipas tij  armen  e ka blere ne qershor te vitti 2012. Ai  shpjegon se,  Nasi Memaj  eshte konfliktuar me emen etij  Liri Zanaj  dhe ai  nga kjo e ka  qelluar.Deshmia e te pandehurit   eshte  kundershtuar me shpjegimet  e tij   dhene perpara O.P.Gjyqesore ne dt.29.07.2012 ku rezulton se, prezent ne  vendngjarje te kete qene edhe bashkershortja e viktimes Nasi Memaj shtetasja Ngjelina Memaj dhe  ai te kete qelluar  ne drejtim te Nasi Memaj,  i  cili ka rene ne toke  duke i  thene te mos e qellonte me dhe pasi  ka shkuar ne banese dhe ka  dale serish, ka qelluar ne drejtim te deres se Nasi Memaj  me bresheri, e  cila ishte e mbyllur.Shpjegimet e mesiperme jane harmoni te  plote me kqyrjen e vendit te  ngjarjes, kqyrje ne viktimes etj dhe provojne faktin se, i pandehuri Oltjon Toro  pas konfliktit  me shtetasin Nasi Memaj  ne lidhje me pagesen e  kerkuar prej ketij te  fundit ne cilesine e administratorit te pallatit dhe ne  kushtet  kur  ne  kete konflikt te kete  marre pjese dhe konfliktuar fizikisht ema  e tij Liri Zanaj, ka marre  armen automatik  te cilin e dispononte pa  leje te organit kompetent  dhe ka qelluar mbi viktimen   Nasi  Memaj pikerisht ne pjesen e korridorit  ku eshte zhvilluar edhe konflikti. Ne kete moment, shtetasi Nasi  Memaj  ka qene i plagosur dhe eshte  ndihmuar nga familjaret e tij per te hyre ne banese  nderkohe qe i pandehuri  ka shkuar ne banesen e tij dhe  kur ka dale prej saj, ka qelluar ne drejtim te deres  se baneses se viktimes Nasi Memaj i  cili  gjendej  pikerisht  pas saj  sebashku me bashkeshorten  dhe djalin e tij Arben Memaj   dhe nga keto  gjuajtje eshte  goditur me pasoje  vdekdjen  viktima Nasi Memaj dhe eshte  plagosur rende  bashkeshortja e tij Ngjelina Memaj. Me pas i pandehuri  Oltjon Toro, ka zbritur  shkallet e pallatit  dhe  ka qelluar ne drejtim te baneses se shtetasit  Shkelqim Shanaj duke u larguar ne drejtim te vendit  te  quajtur  stacioni  i trenit ndersa armen e ka hedhur  rreth  150 m larg pallatit,  ku edhe eshte  gjetur dhe sekuestruar.Ne keto  kushte, i pandehuri Oltjon Toro ka  konsumuar teresisht elementet  e vepres penale te  “Vrasjes  ne rrethana te  cilesuara” ndaj  dy  personave konkretisht ndaj  shtetasit Nasi Memaj dhe shtetases Ngjelina Memaj vrasja e se  ciles ka mbetur ne tentative dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe  municionit”  te parashikuar nga nenet 79/dh  dhe  278/2 te K.Penal./Oranews.tv/