Gjanica, lumi i vogël i urave të shumta

Qyteti i Fierit u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. ndërsa sot në Fier ekzistojnë 7 ura,  secila prej tyre mbart një histori të vecantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.Shumëkush nuk e di që Fieri u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. Do të ishte ura mbi Gjanicë e ndërtuar në vitin 1777 nga Rrapushja, e bija e sundimtarit të Pashallëkut të Beratit, Ahmet Kurt Pashës, duke bashkuar fshatrat dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve. Fieri është qyteti me më shumë ura në vendin tonë,  dhe ky fakt nuk është i rastësishëm.Sot në lumin Gjanicë në Fier funksionojnë 7 ura. secila prej tyre mbart një histori të vecantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.7 urat mbi Gjanicë klasifikohen duke u bazuar tek ujërat rrjedhëse mbi të cilat ngrihen. E para ështe ''Ura e Kishës'' (foto ura e kishes , plus pamje nga librat) ose ura e gurtë e cila ka qenë edhe ura më e vjetër sot nuk ekziston. Rreth saj, në librin ''Shqipëria në 1927'', autori Teki Selenica na tregon se ndërtimi u bë në vitin 1777 nga e bija e Kurt Pashës, Rrapushja, dhe bashkoi brigjet e dy fshatrave të atëhershëm, të Shkozës në brigjet lindore të Gjanicës, me fshatin e Fierit të Madh, që ndodhej në brigjet perëndimore të lumit. Ndërsa historia na njofton se ura u ndërtua nga familja e sundimtarit të pashallëkut të Beratit, Kurt Pashës, në vendin ku ishte ngritur më parë ura e rrugës antike Egnatia.Ilirjan Gjika, historian: Lidhi dy brigjet e dy fshatrave të Shkosës që sot është një nga lagjet e qytetit me emrin 1 maj dhe të Fierit të madh që është bërthama aktuale e Fierit të sotëm si pjesa kryesore e Fierit sot. Nga ura që quhej dikur e kishës ose ura e Rrapushes kemi urën me shkallë.Ura me shkallë është ura që ndodhet në shpinën tonë, është ura e dytë e Fierit, e ndërtuar në vitin 1935 me kontribute financiare të tregtarëve fierakë. Dikur njihej dhe ura e Jonuzit për shkak të mjeshtërit ndërtues të saj Jonuz Boriçit një nga mjeshtrat e famshëm të viteve '20-'30 të ndërtimit pasi nga duart e tij,aftësitë inxhinjerike sot kemi trashëguar një sërë monumentësh kulture në Fier.Më pas kemi disa ura të tjera,kështu ajo e Sheqit e ndërtuar në mesin e viteve 30 që ishte brenda komunikimit të mjeteve të transportit pasi dihet që ura e vjetër ishte ura e gurtë,një urë e ngushtë për nga gjerësia dhe e projektuar që në 1777 dhe për ti shërbyer mjeteve të ngarkesës së tipit karro edhe qerre.Nga historia dimë se nga qyteti i Apolonisë dilte dega jugore e rruges Egnatia e cila pasi kalonte urën mbi Gjanicë që në antikitet quhej Argia, ndahej në dy degë. Rreth këtij fakti kjo urë është bërë prej kohësh edhe objekt studimesh historike por dhe trajtimesh letrare. Interesant është përshkrimi që i bën asaj romancieri Jakov Xoxa në novelën e tij: "Tre pleqtë dhe Mihali katër", botim i vitit 1958. Vepra e Xoxes njihet edhe si letersi memoristike e Fierit, ku subjektet e saj zhvillohen në këtë qytet dhe rrethinat e tij.Ilirjan Gjika, historian: “Përveçëse urës së Sheqit,urës me shkallë dhe urës së hekurt,ura e kishës ish-ura e vjetër..nuk kanë emërtime.Ka ardhur koha që përveçëse ndërhyrjeve të tjera për arsye sepse dihet që Janica do ti nënshtrohet ndërhyrjeve  për vet problemeve që ka, do të dalin në pah edhe keto vlera arkitektonike siç është edhe kjo tashmë që është ura më e vjetër edhe që i ka humbur ato cilësi dhe krakteristika të saj nga vet ngritja e brigjeve të saj nga aluvionet që ka sjellë Gjanica nga vetë ngritja e brigjeve të saj,nga aluvionet që ka sjellë ajo ndërmjet vërshimeve të saj ndër vitë. Pra problemi i dy urave të tjera është emërtimi sepse ato mungojnë”.Jo rastësisht sot Fieri konsiderohet qyteti me më shumë ura në vend.Por a e dinë qytetarët e Fierit simbolikën e shtatë urave përmbi Gjanicë?Por pyetjes se a do të ndërtohen të tjera ura mbi lumin Gjanica nuk mund ti përgjigjemi dot. Ndoshta në të ardhmen perspektivat e zhvillimit të qytetit do ta mundësojnë përsëri një gjë të tillë.