MPB: Argëtim Asani u vra me 14 plumba

23-vjeçari Abdulla Kupa është i dyshuari kryesor për vrasjen e zv/drejtorit të DAP Argëtim Asani nga Struga.  Këtë aktpadi e ka ngritur Policia e Ohrit.MPB ka njoftuar se Kupa ka shtënë me 14 plumba mbi Asanin.Zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimovski deklaroi: “Aktpadia është ngritur në dy baza, për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje dhe tregti me armë dhe materiale shpërthyese. Menjëherë pas vrasjes ai me të njëjtin automobil është arratisur deri në momenti kur pas informatave operative të stacionit policor të Strugës nuk u ndërmorën masa konkrete për gjetjen e tij”Dimovski gjithashtu shtoi se arma me të cilën u krye krimi ishte ilegale. Motivet ende nuk janë bërë të ditura, pasi ato janë në kompetencë të gjykatës