BQE s'pranon propozimin e Athinës: Bursa do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2015, 20:37
Banka Qëndrore Europiane ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve greke për të rihapur Bursën e Athinës pas kufizimeve për tregtarët grekë e të huaj.Këtë e tha zëdhënësi i bursës greke për Bloomberg.Tani pritet vendimi i Ministrit të Financave, që të prezantojë kufizimet e kërkuara nga Frankfurti. Dhe në këtë pikë, nuk ka gjasa që tregtia të rifillojë të hënën.Ministri tani duhet të prezantojë disa kufizime për përdorimin e parave nga llogaritë bankare greke për këmbimet në tregun financiar. Këto kufizime duhet të jenë të përkohshme.Bursa e Athinës është e mbyllur që nga data 29 qershor.