Fondacioni Arsimor çel shkollat verore për të katërtin vit radhazi
Për të katërtin vit radhazi, në qytetin e Kukësit funksionojnë shkollat verore me qëllim zgjerimin e njohurive përtej programit arsimor por edhe si mundësi argëtuese në sezonet verore.Pjesë e aktivitetit janë më shumë se 70 nxënës, kryesisht të shkollave 9-vjeçare kur përveç programeve mësimore realizohen dhe aktivitete sportive dhe kulturoreJanë dhe vetë fëmijët që i vlerësojnë këto aktivitete si mundësi jo vetëm argëtuese por edhe si ndihmë në proçesin mësimor.Nxënës: Profesorët na ndihmojnë shumë me programe që nuk i kemi marrë në shkollë. Bëjmë lëndë të ndryshme si informatika, matematika dhe anglishtja.Ky është viti i katërt radhazi që Fondacioni Arsimor Shqiptar në bashkëpunim me drejtorinë arsimore rajonale çel në Kukës shkollat verore.