Botërori, në tetor 2016 Shqipëria pret Spanjën, në mars përballë Italisë
Zbulohet kalendari i ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.Dje është bërë tërheqja e shortit për Botërorin e radhës, ndërkohë që sot FIFA ka publikuar kalendarin zyrtar të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”.Shqipëria bën pjesë në Grupin G bashkë me Spanjën, Italinë, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtajni.Kuqezinjtë që drejtohen nga tekniku italian, Gianni De Biasi sfidën e parë do të luajnë para tifozëve të saj kundër Maqedonisë me 5 shtator.Ja kalendari i ndeshjeve të kombëtares shqiptare:5 Shtator 2016 ora 20:45Shqipëri – Maqedoni6 Tetor 2016 ora 20:45Lichtenstein – Shqipëri9 Tetor 2016 ora 20:45Shqipëri – Spanje12 Nëntor 2016 ora 20:45Shqipëri – Izrael24 Mars 2017 ora 20:45Itali – Shqipëri11 Qershor 2017 ora 20:45Izrael – Shqipëri2 Shtator 2017 ora 18:00Shqipëri – Lichtenstein5 Shtator 20 17 ora 20:45Maqedoni – Shqipëri6 Tetor 2017 ora 20:45Spanje – Shqipëri9 Tetor 2017 ora 20:45Shqipëri – Itali