Gjendet thika me të cilën u vra Ismaeli, Igli Meta kërkon falje
Prokuroria italiane ka zyrtarizuar masën e “arrestimit me burg” për dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Lulli në Sant'Angelo in Vada në provincën e Varezes në Itali, më 20 korrik.Një ditë pas këtij vendimi Igli Meta ka kërkuar falje për krimin e kryer.Para prokurorit të çështjes ai ka deklaruar se :"Ismaeli ishte një djalë si unë. Dua të kërkoj falje për gjithkça që kam bërë."Nderkohe policia italiane ka konfirmuar se ka gjetur armën me të cilën u godit për vdekje 17-vjeçari Ismael Lulli.Pas disa ditësh kërkime pa asnjë rezultat, arma e tipit thikë u gjet në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, vetëm pasi forcat e policisë kanë shoqëruar dy shqiptarët e arrestuar, Igli Meta e Marjo Mema, prej burgut të Pezaros drejt vendit ku ata kishin fshehur armën.Arma u gjet në komunën Sistino, në provincën e Arecos mes rajoneve Toskana e Marke, është e gjatë 18 cm dhe përbën elementin bazë mbi të ciliën do të ngrihet akt akuza.Gjithashtu policia e provincës së Varezes ka konfirmuar dhe gjetjen e telefonit celular të tipit iPhone 4S i bardhë, të viktimës Ismael Lullit, në vendin pranë bregut të lumit Auro në komunën Borgopace.Pikërisht në këtë lum, shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema janë ndalur për tu larë menjëherë pas kryerjes së vrasjes.Këto dy elementë do të shërbejnë për ndërtimin e detajeve të plota të kësaj ngjarje tragjike.[caption id="attachment_552346" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Thika qe vrau Ismaelin[/caption][caption id="attachment_552351" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Thika qe vrau Ismaelin[/caption][caption id="attachment_552350" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia gjate kerkimit te armes se krimit[/caption][caption id="attachment_552349" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia gjate kerkimit te armes se krimit dhe zona e kerkimit[/caption]