Vritet në Strugë zyrtari i DR-së, dyshohet për borxhe dhe hakmarrje

Vritet zëvendës/drejtori në  Drejtorinë e të Ardhurave Publike, njëkohësisht anëtar i Partisë Demokracia e Re në Strugë të Maqedonisë.Sipas mediave vendase, arsyeja e vrasjes është hakmarrja dhe borxhet e viktimës.Mediat gjithashtu raportojnë se autori i vrasjes është arrestuar dhe është identifikuar me iniciale A.K, banor i Strugës.Po sipas këtyre burimeve,  vrasësi i Asanit është vëllai i shoferit të kryetarit aktual të Strugës Zijadin Sela dhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, i cili para disa kohësh u humb dhe u gjend i vdekur.Babai i vrasësit është paraqitur vet në polici ku e ka denoncuar djalin e tij për vrasjen e Argëtim Asanit.Zëvendës/drejtori i të Ardhurave Publike në Strugë u ezkekutua rreth orës 13 e 20 minuta, në afërsi të stadiumit të qytetit.Sipas policisë, atentatori ka qëlluar nga brenda një makine tip Golf në lëvizje drejt objektivit, i cili gjithashtu ishte në makinën e tij.Aurotitetet vendase kanë konfirmuar se Asani u qëllua me 5 plumba dhe për pasojë ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e qytetit, teska po transportohej për të marrë ndihmën e nevojshme.Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se sulmuesi pasi  ka qëlluar disa herë është larguar për disa metra dhe më pas është rikthyer sërish për të qëlluar viktimën, me qëllim eliminimin e sigurtë të tij.Në media qarkulluan informacione se Asani ishte nga radhët e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, por më pas lajmi u përgjenjeshtrua.Në një deklaratë BDI tha se Argëtim Hasani nuk ka qenë anëtar i  partisë, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.Partia e Ali Ahmetit githashtu sqaroi se indicenti nuk ka prapavijë politike apo partiake. Argëtim Asani njihet gjithashtu edhe me ermin Artan Musliu.Përveç postit të tij në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, në qytetin e Strugës ai njihej edhe si biznesmen i suksesshëm.Asani u bë e njohur për publikun e gjerë vitit të kaluar, pasi u plagos në konfliktin e grupeve të BDI në Strugë.Ngjarja vjen dy ditë pasi  Xhemail Rexhepi, një nga drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim të zones së Kumanovës, u qëllua për vdekje.Ai ishte një nga emrat në garë edhe për të drejtuar degën, pas shkrirjes që u bë në maj, kur ndodhi ngjarja në "Lagjen e Trimave".[caption id="attachment_552302" align="alignnone" width="620"]argetim3-620x330 Ne foto: Argetim Asani dhe vendi ku u vra[/caption][caption id="attachment_552301" align="alignnone" width="640"]argetim2 Ne foto: Vendi ku u vra Argetim Asani[/caption][caption id="attachment_552300" align="alignnone" width="640"]argetim1 Ne foto: Vendi ku u vra Argetim Asani[/caption]