Deklarata e ashpër e Orban: Migrantët përbëjnë rrezik për Evropën
Emigracioni ilegal është një kërcënim për Europën dhe Bashkimi Europian nuk po bën asgjë për të na mbrojtur nga prurjet masive të klandestinevë, të cilët kontribuojnë në importin e terrorizmit, papunësisë dhe kriminalitetit në vendet europiane.Është kjo deklarata e fortë e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, drejtuar Bashkimit Europian mbi çështjen e emigracionit të paligjshëm, debat ky i nisur herët që para arritjes së marrëveshjes për kuotimin e tyre në vendet europiane.Sipas Orban, ardhja e emigrantëve, kryesisht nga vendet e konfliktit dhe ato afrikane, rrezikon humbjen e identitit kulturor të Europës.Në këtë mënyrë, Kryeministri hungarez ka konfirmuar edhe njëherë politikat e vendit të tij për këtë çështje dhe gjithashtu ndërtimin e murit në kufirin me Serbinë për të parandaluar klandestinët që përdorin Serbinë si portë për të hyrë në vendet e BE.Parlamenti hungarez ka miratuar një ligj që ndalon pranimin e klandestinëve, vendim ky që ka ngjallur zemërimin e vendeve të tjera të BE-së të cilat kanë rënë dakord për shpërndarjen e tyre.Por muri në kufirin serb është kritikuar edhe nga vendasit, të cilët disa ditë më parë protestuan kundër tij.Disa nga mediat hungareze citojnë zyrtarë të qeverisë të kenë thënë se vagonët e emigrantëve ju kujojnë ato të vitit 1944 dhe deportimin e një milioni e gjysëm të hebrenjve hungarezë.Sipas të dhënave më të fundit, gjatë këtij viti në Hungari kanë hyrë 80 mijë klandestinë, por më shumë se 75 kanë kaluar tranzit, duke vijuar udhëtimin e tyre drejt Austrisë, Gjermanisë, Britanisë dhe vendeve të tjera të zhvilluara europiane.