Nuk konstituohet as Këshilli bashkiak i Vau Dejës, Radovani-vendorëve: Dorëzoni vulat
Pas Pukës, ka dështuar edhe konstituimi i Këshillit të ri të bashkisë Vau Dejës në qarkun e Shkodres.Shkak për dështimin e mbledhjes së parashikuar për këtë të shtunë u bë mosnjoftimi në kohë i keshilltarëve të zgjedhur nga sekretari i Këshillit të Bashkisë, i cili nuk ka zbatuar ligjin.Ka qënë prefekti, Paulin Radovani, i cili theksoi se mbledhja nuk mund të zhvillohet pasi nuk është respektuar ligji.Radovani: “Nuk mjafton të thuash i kam marrë në telefon, ata ndoshta nuk duan të vinë fare pavarësisht se kush janë. Por ti sebepin e ke krijuar vetë. Nuk m jafton me dhënë urdhër dhe dola të shtunën por me i pregatit të gjitha punët përsëmbari, me i vu tulla një mbi një që me mbërrit të pullazi të shtunën. Po nëqoftëse nuk ke bërë as llaç dhe nuk ke blerë tullat dhe më thua mua dua të inaguroj shtëpinë të shtunën, nuk inagurohet”.Një tjetër pikë që hidhte poshtë zhvillimin e kësaj mbledhje ishte edhe mosdorëzimi i vulave nga njësitë vendore.Për këtë çeshtje Radovani u la afat 24 orë të gjitha njësive vendore për dorëzimin e vulave, pasi në të kundërt nis proçedimet penale.Radovani: “Ka qenë një urdhër i dytë që kryetarët e komunave të dorëzonin vulat. Para se me dorëzu pushtetin ata, nuk e merr pushtetin askush tjetër. Po ju bëj me dije atyre kryetarëve të Komunave që nëqoftëse brenda 24 orëve nuk dorëzojnë vulat do të denoncohen”.Të pranishëm në mbledhje ishin 11 këshilltarët e djathtë dhe më pas u bashkuan edhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa këshilltarët socialistë, social–demokrat dhe demokristianë bojkotuan mbledhjen, ç’ka hedh dyshime për një organizim të qëllimshem mes tyre dhe sekretarit të keshillit të Bashkise Vau Dejes, për të deshtuar këtë mbledhje.Mbledhja e radhës është lënë nga prefekti Radovani pas 3 ditësh, që i bie të mërkurën 29 korrik në orën 10:00.