Shqiptari mbjell kanabis mes domateve dhe kungujve

Shqiptari 41-vjeçar, Muhamet Doka është vënë nën arrest shtëpiak me akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.Në banesën e tij në komunën Ispika në provincën e Raguzës është gjetur një parcelë 2000 metra katror me 200 rrënjë kanabis të larta një metër e gjysëm.Rrënjët e kanabisit janë fshehur dhe kultivuar mes perimev , domateve dhe kungujve që shqiptari Doka kultivonte në kopshtin e tij.Pesha e rrënjëve të kanabisit kalonte 200 kg dhe në tregun e lëndëve narkotike mund të vlerësohej me 70-80 mijë euro.Prokurori i çështjes Andrea Reale ka pranuar kërkesën e avokatit Xhorxhio Terranova, për vënies e masës “Arrest shtëpie” për klientin e tij, shqiptarin Muhamet Doka.[caption id="attachment_552034" align="alignnone" width="640"]Le-piante-di-marijuana-e-Muhamet-Doka-640x459 Ne foto: Shqiptari dhe marijuana e gjetur ne shtepine e tij[/caption]/oranews.tv/