Akuzat për korrupsion Crown Agents: S'përfshihemi në debat politik, do mbrojmë reputacionin
Crown Agents, kompania britanike e punësuar nga qeveria shqiptare për të mbikqyrur doganat hedh poshtë akuzat e opozitës dhe hamendësimet pë korrupsion në procesin e marrjes dhe zbatimit të kontratës.Crown Agents: "Janë të pavërteta"- Përmes një deklarate për shtyp që mban datën 25 korrik Crown Agents deklaron: “Këta individë nuk kanë paraqitur asnjë provë të vetme në mbështetje të këtij pretendimi dhe as që do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë sepse pretendimet e tyre janë plotësisht të pavërteta.”Për këtë arsye i kërkon këtyre personave, me gjithë respektin, që t’i tërheqin akuzat e bëra.”Crown Agents: Nuk përfshihemi në debat politik - Gjithashtu Crown Agents informon se nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik mbi llojin e punës që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në Shqipëri ndërsa paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur reputacionin.“Crown Agents punon mbi bazën e standardeve më të larta të ndershmërisë dhe integritetit dhe çdo akuzë për korrupsion merret shumë seriozisht nga ne.Njëkohësisht, ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme e të duhura për të mbrojtur dhe ruajtur reputacionin tonë ndërkohë që përballemi me akuza të pabaza.”Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi disa ditë më parë ndërprejrn e kontratës mes qeverise dhe Croën Agents, duke fajesuar kompanine per mungesen e 150 milion dollarëve, ne buxhet.
/Oranews.tv/