Kriza në ndërtim, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Ja problematikat e sektorit
Ndërtimi është një ndër sektorët e ekonomisë që prej vitesh po vuan krizën, sic u konfirmuar pak ditë më parë edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it. Por parashikohet një situatë edhe më e vështirë. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muci shpjegon në një intervistë për televizionin Ora News problemet e sektorit dhe sesi ato nuk po gjejnë zgjidhje nga qeveria. Si është gjendja në sektorin e ndërtimit duke pasur parasysh që të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti treguan një rënie të besimit në këtë sektor ?Sektori është në ngadalësim të plotë, po bëhet 1 vit që pothuajse janë bllokuar ndërtimet. Në mënyrë të veçantë kemi parasysh parashikimet dhe deklaratat për të ardhmen flasin kryesisht për Tiranën, e cila ka pasur edhe vëllimin më të madh të ndërtimit. Janë parashikim e jo optimiste për aktivitetin pra do ketë shumë vështirësi me punën.Qeveria mbetet një ndër ato që gjeneron fronte pune lidhur me investimet publike si ka qënë pjesmarrja nga kompanitë shqiptare, ndërtimi dhe impakti që ka pasur në këtë sektor.Investimet publike përveç sekmentit Qukës -Qafëplloçë gjërat e tjera kanë qënë realtivisht të vogla, nuk kanë qënë shumë të ndjeshme. Me vetëzhvillimin e ekonomisë jemi të gjithë të ngadalësuar pra jemi në një influencë të pakët. Nuk jemi si në vitet më parë ku investimet publike zinin një peshë të madhe, ndërkohë edhe private kanë rënie qoftë në mungesë të frontit qoftë për mungesë të shitjeve.Për të mbetur në shitjet si është kërkesa në treg, kjo është perjudhë ku vijnë emigrantët ku të paktën gjatë viteve të mëparshme ka pasur një lëvizje në drejtim të shitjeve të apartamenteve, si paraqitet situata në këtë vit ?Situata paraqitet e vështirë, emigrantët vërtet vijnë por ata vijnë bashkë me problemet e tyre. Siç vinin më parë me kursimet e tyre sot ata vijnë me problemet e tyre. Gjendja jashtë është e vështirë, nuk themi me siguri që edhe ata kanë disa depozita do mendojë për situata më të vështira. Jo vetëm nuk bëhet fjalë për të blerë apartamente, por për ata që disponojnë një të tillë ka pas tendenca për shitje e atyre. Shitja nga firmat e ndërtimit në drejtim të popullatës është shumë e ulët.A është reflektuar kjo tek çmimet, a ka rrënie të çmimeve ?Nuk ka rrënie të çmimeve. Po të falsim që nga 2010 ose 2011 vërehet një rrënie e vohël e çmimeve. Nuk është se duhet të shitet me çmim të ulët sepse shitjet e apartamenteve nuk mund të funksionojë kështu. Nuk funksionon se është kostoja që i është marë pronatrit të truallit, është pjesa që janë shpenzimet e firmës ku pjesë e pronarit është mbi 40 %. Ndodh një fenomen tjetër që në lejet që u dhanë në Tiranë në perjudhën gusht 2013 deri në gusht 2014 shofim në treg çmimet janë më të larta se ato që ishin më parë, nënkuptrohet vendet janë shumë të mirë por nuk ka pasur lëvizje në shitje. Prisni që të ketë një lëvizje të fluksit duke pasur parasysh krizën në Greqi ?Ideja është që nuk duhet ta stimulojmë shumë uljen, jo në aspektin e shitjes, sepse kur të vejë puna ai që ka nevojë do shesë objektin edhe nën koto. Por shitja nën kosto është për të mbuluar disa nevoja të domosdoshme dhe nëse ai shet 2 ose 3 hyrje pjesën tjetër do detyrohet ta mbajë për ta shitur më shtrenjt.Ajo pjesa që mendojnë ndërtuesit dhe që është mendim ekonomik, nuk është në interes që të ketë një ulje në total të apartamenteve, sepse kjo do të thotë një lloj zhvlerësimi shkak në të cilën ka ardhur edhe kriza. Ky zhvelërisim nuk lidhet vetëm me këto që kanë ndërtuesit por lidhet edhe me kolateralet që kanë bankat dhe atëhere ndodh një zhvlerësim ndaj apartamenteve që kemi ne të gjithë, ndaj nuk jemi më shumë për zhvlerësimin.Po për sa i përket shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria e cila u pa si një frymëmarje për sektorin e ndërtimit dhe për ekonominë në përgjithësi, sa ka ndikuar ?Ajo ishte një frymëmarje por në fakt ishte oksigjen në kushte reaminaconi sepse ato para u bë vite që i mungonin ndërtimit, u bë vite që firmat e ndërtimit kishin marë kredi nga bankat për të mbuluar shpenzimet. Kthimi i tyre nuk ka ngelur tek firmat direkt por ka vajtur tek furnizuesit e tyre, ka vajtur tek bankat e tyre. Pra firma vetë ka menaxhuar atë fitim i cili nuk ishte normal, por i cunguar në masën 50 % duke pasur parasysh edhe këto detyrimet e tjera.Në fillim të qershorit qeveria vendosi referencat e qerave për zona të ndryshem në Tiranë, keni ju një koment për këtë si do ndikojë ?Qeveria dhe ekonomia publike ka të drejtë që katastrojë të gjitha qeratë dhe mund të jetë një hap i parë që të vendosi disa referenca në mënyrë që të mbledhi qera dhe mund të jetë një hap i parë që të vendosi disa referenca në mënyrë që të mbledhi qera. Vetëm problemi është që eksperienca në vendin tonë e këtyre çmimeve referencë, detyrimeve si referencë nuk ka qënë pozitive, ka qëne negative sepse kjo ka shërbyer gjithmonë që çdo deficit. Çdo nevojë që mund të ketë pasur buxheti i shettit një ndër rrugët është ngre referencat që të paguehn më shumë detyrime dhe këto kalojnë pastaj masën të cilat bëhen problem për aktivitetin e biznesit.Një ndër detyrimet e tjera është psh për të marë pjesë në tender duhet të ketë në rregull pagesën e energjisë elektrike për qeranë por njëkohësisht duhet të ketë një kontratë 5-vjeçare. Një biznes të paguajë energjinë jam dakort por që të bëjë kontratë 5-vjeçare nuk është e drejtë sepse në një moment nëse nuk i ecën biznesi detyrohet ta mbyllë. E keqja tjetër vazhdon me gjykatat,njerzot në gjykatë po venë edhe për gjëra të vogla dhe është gjykata me korrupsioni që është stimuluese për të gjithë vogëlsirat.Në vend që të zhvillohet drejtësi dhe biznesi të ecë përpara, në fakt bëhet e gjitha kontrakditore. Mund të vendoset referenca por duhet trajtuar me shumë kujdes dhe duhet një bashkëpunim i mirë i administratëts tatimore me grupet e interesit për të marë tamam atë që dinë, është e pamundur që administrata tamitore ti dijë të gjitha problemet e grupeve të interesit.Cilat janë problemet kryesore në sektorin e ndërtimit ?Më emergjente në sektorin e ndërtimit është fronti i punës që nuk po jepen leje. E dyta janë investimet publike aq sa ka shteti do japë, nuk ka shtet dhe nuk ka qeveri e cila nuk dëshiron të bëjë investime publike por varet sesa ka mundësi. Ajo që duhet bërë janë është strukturara e mirë dhe të jenë të shpërndara në zona të ndryshme dhe në drejtime te ndryshme. Jo të bëhet si ajo që ndodhi vite me rradhë, ku u ndërtuan vetëm rrugë dhe asgjë tjetër dhe gjithë të tjerët mbetën pa punë. Në rrugë nënkuptohet pjësen më të madhe e kishte makineria dhe ky është mungesa e frontit të punës. E dyta përveç frontit të punës ka të bëjë me një klimë biznesi ku detyrimet tatimore të jenë reale. U bë 2 vjet që po bashkëpunojmë me këtë qeveri dhe akoma nuk po stabilizojmë problemin e pagesës së tatim fitimit të pronarit të tokës i cili duhet të paguhet nga firma e ndërtimit. Edhe shumë gjëra të tjera të cialt kanë lidhje me aspektin e tatimeve.Do i paraqesni në paketën fiskale të vitit të ardhsëm ?Ne i kemi paraqitur vit për vit por akoma nuk po gjejmë zgjidhje./Oranews.tv/