AKU sekuestron 1 ton mjaltë, kishte përbërje sheqeri
Vazhdon sekuestrimi i mjaltit në qarkun e Gjirokastrës.Gjatë ditës së sotme në zonën e “Ujit të ftohtë” në Tepelenë janë asgjesuar 150 kg mjaltë industrial, i cili ofrohej nga tregtarët ambulantë si mjalt natyral.Specialistë Dhimitër Panajotit, shpjegon se në treg ka shumë spekulantë që tregëtojnë mjalt industrial ndaj konsumatori duhet ta frenojë këtë fenomen.Dhimitër Panajoti: “Ky mjalt ëshstë me sheqer,mund të quhet mjalt i falsifikuar. Ka në treg shumë spekulant, matrapazë që kërkojnë të shesin mjaltin e falsifikuar, si mjaltë natyral. Nuk është e ndaluar që të shitet mjalti industrial por të paktën që konsumatori shqiptar ta lexojë etiketën në enë që mjalti është industrial“Mjalti i sekuestruar në zonën e ujit të ftohtë që nuk përmabante asnjë dokumenatcion, gjatë tre monitorimeve të AKU-së është mbi 1 ton. Menjëherë pas bllokimit e gjithë kjo sasi është asgjesuar./oranews.tv/