Rama takon të rinjtë e FRESSH-it në Jalë: Thirrje të angazhohen në zgjedhjet e reja të PS
Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar mbështetjen e Forumit Rinor Eurosocialst, për të arritur objektivin që në 25 vjetorin e krijimit të kësaj force politike të ketë të regjistruar 150 mijë anëtarë.Edi Rama: “Ne jemi partia e parë, jemi 1-shi. E kemi burimin kryesor të rritjes tek ajo që shpeshherë themi, “fryma, fryma”. Ne na duhet që të punojmë shumë fort dhe të jemi shumë të organizuar, që këtë burim rritje që vjen nga fryma, që prodhon nevoja për ndryshim e çdo njeriu ta adresojmë për të rritur, për të forcuar 1-shin.”Kryeministri Edi Rama bashkë me drejtues të lartë në Partinë Socialiste, u ndalën në kampin verorë në Jalë, ku të rinjtë eurosocialistë janë mbledhur pas përfundimit të vitit shkollor dhe akademik, dhe angazhimit të tyre në zgjedhje.Edi Rama: “Ne kemi të gjitha mundësitë që ti jepni vetes një platformë reale të këtij transformimi sasior dhe ta bëni FRESSH-in një rrjet real vajzash dhe djemsh që përtej jetës individuale dhe punëve të tyre si individ. Në këtë jetë të përbashkët politike krijojmë hapësirë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin në të gjitha nivelet. Ne kemi vënë një objektiv që në qershori e ardhshëm kur Partia Socialiste bën 25 vjetorin të kemi rregjistruar 150 mijë anëtarë.”Kryeministri i ftoi të rinjtë të hartojne propozime e të marrin pjesë aktive në fushatën që ka hapur Partia Socialiste për zgjerimine saj./Oranews.tv/