Rama, Tahiri e Majko në kampin e FRESSH në Jalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2015, 14:06
Një kamp veror për të rinjtë e FRESSH-it në Jalë të Vlorës si mënyrë shplodhjeje jo vetëm pas përmbylljes së vitit shkollor apo akademik, por edhe angazhimit të tyre në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.Dje të rinjve socialistë i është bashkuar dhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Pandeli Majko.Takimi me të rinjtë para çadrave ka qenë i mbushur me batuta e të qeshura. Madje "Panorama" shkruante sot se batutës së Saimir Tahirit për të rinjtë që "të çlodhen në mënyrë të përgjegjshme dhe me me mend në kokë", kryeministri Edi Rama i është përgjigjur "Lëreni ç' thotë Tahiri por me mend në kokë".
/oranews.tv/