Rama: S'i vendosim veton Shkupit për në NATO. Hetim të pavarur "Kumanovës"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2015, 11:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Televizionin maqedonas Telma theksoi se hetimi i drejt, i pavarur dhe transparent për incidentin e Kumanovë është një ndihmesë për të gjithë."Shqipëria nuk do t`i vendos Maqedonisë veto në NATO. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet. Hetimi i pavarur dhe transparent për incidentin në Kumanovë do të jetë një ndihmesë për të gjithë", ka dekalruar ndër të tjera kryeminsitri rama në intervistën për televizionin maqedonas. Tv Telma publikoi një pjesë të intervistës që transmetohet sot në orën 18:30/Marë nga Alsat / oranews.tv/