S'ka ekspertë kontabël, në rrezik auditimi i fondeve të partive

Ekspertët kontabel, kanë vënë në vështirësi procesin e auditimit të subjekteve, mbi fondet që kan shepzuar në zgjedhjet e 21 qershorit dhe për vitin kalendarik 2014. Në shortin e hapur , interesi i tyre ka qënë mjaft i ulët, c'ka ka detyruar Komsionin Qëndror të zgjedhjeve të ripërsërisë thirrjen ndaj audituesve për të aplikuar në kete proces. Procesi i auditimit të fondeve të partive politike për zgjedhjet e 21 qershorit,  dhe për vitin 2014, vihet në vështirësi serioze. Shqetësimi vjen nga KQZ i cili sqaroi se audituesit nuk kane shfaqur ineteres për këtë proces.Drilona Hoxhaj: "Nisur nga numri i vogël i auditëve që kanë shfaqur interes për auditimin e partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ripërsërit apelin ndaj ekspertëve kontabël të licensuar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), që të shfaqin interes dhe të aplikojnë pranë KQZ-së për të audituar partitë politike"Janë 87, subjekte zgjedhore në total, që do të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhor te qershorit 2015, dhe 125 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Tiranë, për fondet e përfituara dhe shpenzuara për vitin kalendarik 2014.Kushtet per tu bere audituesTë ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të për jo më pak se 5 vjet.Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 03.08.2015, këtë dokumentacion:1- Kërkesë aplikimi;2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara./Oranews.tv/