Tirana disa orë pa ujë nga ndërprerja e energjisë në stacionin e pompimit

Pjesa derrmuese e kryeqytetit nuk do te furnizohet me uje te pijshem gjate 24 oreve.Ujesjellësi i Tiranes njofton se shkaku i kufizimeve te gjata lidhet me ndërprerjen e energjisë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit qe ka nxjerrë jashtë pune stacionin e pompimit ne Qafe Molle, burimin kryesor te furnizimit me uje të Tiranes.Disa nga banorët e Tiranës shprehen se me kufizimin e ujit përballen çdo ditë dhe jo vetem sot.Ndërsa disa biznese qe e kane te lidhur veprimtairne e tyre prodhuese ne menyre te pashmangshme me ujin jane te alarmuar pasi jane te detyruar qe kete problem ta zgjidhin duke u furnizuar ne rruge private me uje.Zonat e Tiranës ku është njoftuar se do të ketë mungesë të ujit të pijshëm në 24 orët e fundit janë:Qendra e Tiranës Komuna e Parisit Blloku i Vilave Amerikane Rruga "Tre Vëllezërit Kondi" Spitali Sanatoriumit Zona e Shkozës Zona e Saukut Qyteti Studenti Tiranes e Re Zona e ish Bllokut Rruga "3 Deshmorët" Yzberisht Kodra e Priftit, Vilat rezidenciale Dajt Blloku i godinave shteterore ne Bulevardin Skenderbej Rruga e ElbasanitOSHE njoftoi zyrtarisht se shkak për mungesën e enegjisë në stacionin e pompimit ne Qafë Mollë janë bërë Remontet e planifikuara nga OST për shtrimin e fibrës optike.Edhe pas rikthimit të energjisë elektrike rreth orës 16:00 të së shtunës, UKT bën me dije se stabilizimi i furnizimit me ujë i Tiranës do të bëhet gjatë ditës së dielë.