Italiani kapet në portin e Durrësit me 46 mijë euro, dyshohen të falsifikuara
Një shtetas italian është arrestuar pasi në makinën e tij janë sekuestruar një pistoletë, fishekë, si dhe 46 750 euro të cilat dyshohen si të falsifikuara. (Ne foto: Parate dhe pistoleta me fisheket te sekuestruar)Në portin e Durrësit, Sektori Kundër Trafiqeve ndaloi shtetasin Otto Prinoth, 46 vjeç, banues në Itali. Policia njofton se shtetasi italian është arrestuar më datën 24 korrik 2015.Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar:Mjetin tip “Ford” me targa EV451GH ;Një pistoletë TT model 54, kalibër 7.62mm pa krehër ;Një krëhër pistolete TT me 5 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 ;46 750 euro të cilat dyshohen të fallsifikuara dhe të padeklaruara në autoritetin doganor.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikim i armëve dhe municioneve", "Falsfikim të monedhave"dhe"Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë" parashikuar në nenet 278/a,183/ dhe 179/a të Kodit Penal.