Withers e Arvizu takohen me diplomatët e rinj që do vijnë në Shqipëri. Me ta dhe Artan Didi

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faberu ka rezervuar një pritje të veçantë diplomatëve amerikanë që kanë shërbyer dhe atyre që do të shërbejnë në vendin tonë.Në këtë takim, organizuar në ambientet e Ambasadës tonë në Amerikë me qëllim krijimin e kontakteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes diplomatëve amerikanë si dhe prezantimin e tyre me diplomatët shqiptarë të akredituar në Uashington, ishin të pranishëm edhe ish-Ambasadorët Xhon Withers dhe Aleksandër Arvizu.Ata shkëmbyen pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi Shqipërinë me diplomatët e rinj amerikanë që pritet të marrin detyrën në Shqipëri në javët e ardhshme.Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Faber foli për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.Gjithashtu, Ambasadorja falenderoi Ambasadorët Withers dhe Arvizu për kontributin e tyre në çuarjen përpara të këtyre marrëdhënieve si dhe z. Yadzgery për mbështetjen e vazhdueshme shkruan ATA.I ftuar në këtë takim ka qenë dhe ish drejtori i Policisë së Tiranës, Artan Didiarvizu withersarvizu withersarvizu withers[caption id="attachment_551992" align="alignnone" width="600"]arvizu withers artan didi Artan Didi i ftuar ne takim[/caption]arvizu withersarvizu withers dhe floreta faber /Ata/Oranews.tv/