Eksploziv makinës në Krujë, dyshohet dhe për inskenim

Një makinë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në lagjen “Gur Kuqe” të Krujës. (Ne foto: Automjeti i shperthyer)Policia e Durrësit informon se lënda plasëse artizanale është vendosur në makinën tip Renault me targa AA243LL në pronësi të shtetasit: Armando Çenja 24 vjeç,banues në Fushë- Krujë.Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe Grupi Hetimor.“Ekspertët po hetojnë në disa pista lidhur me problematikat e personit të dëmtuar si dhe për mundësinë e një akti të inskenuar” informon policia e Durrësit.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv"parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal./Oranews.tv/