Kriza në Qipro, arrihet marrëveshje

Ministrat e Financës së Eurozonës kanë arritur marrëveshjen për planin e shpëtimit të bankave qipriote. Vendit në krizë i janë akorduar 10 miliardë euro hua. Për marrëveshjen u njoftua të hënën herët në Bruksel. Marrëveshja, pritet të shkaktojë humbje të rënda për depozituesit e pasiguruar, duke përfshirë edhe rusët e pasur.Qiproja u përball me një afat kohor për të arritur një marrëveshje, ose të përballej me një ndërprerje të financimit nga Banka Qendrore Evropiane, një lëvizje kjo që do të kishte detyruar qeverinë të deklarojë falimentimin dhe të çonte në largimin e mundshme të Qipros nga Eurozona.Presidenti i Eurogrupit të ministrave të financës së Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, deklaroi në një konferencë për shtyp: “Kjo marrëveshje i jep fund pasigurisë së ekonomisë së vendit.”Tashmë Qipro, një vend me 17 miliardë euro Prodhimin të Brendshëm Bruto në vit, duhet të sigurojë 5,8 miliardë eurosh shkurtime nga buxheti në vitet e ardhshme.