Vizita e Barak Obamës në Jordani

Presidenti amerikan Barak Obama, është duke përfunduar vizitën e tij në Lindjen e Mesme me një udhëtim në rrënojat e famshme të qytetit të lashtë Petra në Jordani. Pjesa diplomatike  e vizitës së tij përfundoi të Premten, kur ai u takua me mbretin Abdullah dhe u zotua për një ndihmë prej 200 dollarësh  për refugjatët sirianë në Jordani.Analistët  thonë se vizita e tij katër-ditore ka sjell rezultate të përziera. Obama ndërmjetësoi një afrim të Izraelit me Turqinë, por ka pasur pak progres në çështjen me palestinezët. Sipas BBC ngrohtësia e qartë e liderit amerikan ndaj Izraelit vjen me një çmim, dhe shumë në botën arabe do të ndihen  të lënë në baltë. Megjithatë Obama u solli një mesazh të ri delikat izraelitëve, që çdo popull e meriton lirinë dhe një tokë të sajën.Një helikopter i Obamës është ulur afër qytetit historik Petra, pas një fluturimi të gjatë nga kryeqyteti jordanez, Aman.Presidenti Amerikan, tre ditët e para të tij në Lindjen e Mesme i ka shpenzuar në Izrael, ku zhvilloi disa takime me Kryeministrin Netanyahu, Benjamin.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka kërkuar falje Turqisë për incidentin ku forcat speciale izraelite sulmuan një anije për shak të së cilit  humbën jetën 9 shtetas turk. Anija "Mavi Marmara", tranportonte ndihma humanitare për Rripin e Gazës dhe u sulmua në vitin 2010.Netanyahu në një bisedë telefonike me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan, ka rënë dakord për të dëmshpërblyer familjet e 9 viktimave, ndërsa bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan se ai e ka pranuar faljen, "në emër të popullit turk".