Berluskoni thirrje për zgjedhje të reja në Itali
Silvio Berluksoni është shprehur i gatshën për zgjedhje të reja në Itali. Në një tubim i cili nisi si për të kundërshtuar sistemin e drejtësisë italiane, il kavaliere e shfrytëzoi për atë për dhënë mesazhe politike."Pierluigi bersanit iu dha një detyrë e pabazuar për të formuar qeverinë. Se ai do të vijojë me tentavitat absurde për për një qeveri minorance ta dije se opozita jonë do të jetë e fortë në parlament dhe sheshe. Nëse nuk do tia arrijnë atëherëq e rëndësishem është që të mos humbim kohë për vendin dhe të shkojmë menjëherë në votim"ka deklaruar BerluskoniSipas tij Bersani refuzoi paktin me PDL e të djathëtëbn sepse është i verbuar nga urrejtja kundrejt tyre. Kjo për berluskonin do të thotë një mosinteresim për tre milionë të papunët në itali Megjithatë unë ripërësi besimin tim në ekuilibrin e napolitanes" ka deklaruar kreu i së djtahtës.Për Berluskonin një të luash me qëndrueshmërine e vednit është njësoj si të luash me zjarrin, pasi vendi mund të pësojë të njëjtin fat si Qipro. Ndërsa il kavalier nuk mudn të dilte jashtë batutave të tij, duke e konsideruar, kreun e Lëvizjes Pesë yjet si diktatorin e baneve.Akuzave të ish-kryeministrit nuk i shpëtoi as Monti dhe qeveria e tij, ende në detyrë. Kjo është besueshmëria e tyre?, tha Berlusconi, duke kundërshtuar dorëzimin tek autoritetet indiane të dy marinarëve italianë që akuzohen për vrasjen e një peshkatari indian. "Monti që varet nga gjermania, tashmë filloi të varet edhe nga India" vijoi Berluskoni.Rreth 300 mijë "berluskonianë", kjo sipas organizatorëve, zbarkuan në Sheshin e Popullit në Romë me parrula "Duart larg nga Berlusconi", duke iu referuar vendimeve të fundit të drejtësisë italiane që kanë patur në qendër të tyre pikërisht ish-kryeministrin "e 1001 çështjeve gjyqësore", që nga ato që lidhen me evazionin fiskal, e deri tek ato për favorizim prostitucioni.