Martin Schulz për zgjerimin e BE-së
Proçesi i zgjerimit të BE nuk duhet të mbetet peng i mosmarrveshjeve dypalëshe sidomos në ato të ballkanit perëndimor, tha Presidenti i Parlamentit të BE-së Martin Schulz, në një intervistë për DË.Schulz i pyetur për mosmarveshjet në rajon sidomos ato të Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, të cilat nuk lejojnë integrimin e Maqedonisë drejt BE-së, shrehu se Parlamenti Europian ka bërë vazhdimisht thirrje Maqedonisë dhe Greqisë për të çuar përpara bisedimet në lidhje me çështjen e emrit. Parlamenti, tha ai, ka mbështetur gjithashtu edhe Kombet e Bashkuara, në rolin e mediatorit për të gjetur një kompromis. Shulz shrehu se pret nga dy liderat e këtyre dy vendeve të marrin përgjegjësinë e plotë për të arritur së shpejti në një zgjidhje.Kreu i Parlamentit të Bashkimit Europian, shrehu se është e rëndësishme për perspektiën europiane te bashkjetesave etnike në ballkanin perëndimor, të ketë fqinjësi të mirë. Pasi bashkjetesa paqësore e njerëzve me etni të ndryshme është esenciale, sepse në këtë mënyrë ata mund të jetojnë, punojnë, të rrisin fëmijët e tyre dhe të realizojnë ëndërrat pa pasur frikë se mund tu ndodhë diçka.Në Ballkanin Perëndimor, 20 vite më parë kanë ndodhur luftra të përgjakshme. Rajoni duhet të varrosë fantazmat e së shkuarës dhe të shohë përpara. E ardhmja është në Bashkimin Europian, tha Martin Schulz.