Izraeli i kërkon falje Turqisë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar falje Turqisë për incidentin ku forcat speciale izraelite sulmuan në një anije për shak të së cilit humbën jetën 9 shtetas turk . Anija "Mavi Marmara", tranportonte ndihma humanitare për Rripin e Gazës dhe u sulmua në vitin 2010.Netanyahu në një bisedë telefonike me homologun Recep Tayyip Erdogan, ka rënë dakord për të dëmshpërblyer familjet e 9 viktimave, ndërsa kjo bisedë është ndërmjetësuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili pati një vizitë treditore në Izrael dhe Bregun Perëndimor.Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, shefi i qeverisë izraelite ka kërkuar falje për ndonjë gabim, që sipas tij mund të jetë bërë shkak për vrasjen e 9 aktivistëve.Më herët, Netanyahu kishte shprehur vetëm keqardhje për jetët e humbura, por nuk kishte kërkuar falje, me argumentin se anija me ndihma mund të përbënte rrezik për Izraelin.Ngjarja dhe qëndrimi i shtetit hebre dëmtoi rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve, që janë njëkohësisht aleate të ngushta të Shteteve të Bashkuara.Turqia kishte paralajmëruar se do ta çonte Izraelin në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara dhe se do të ndërmerrte një seri sanksionesh ndaj tij.Anija ku ndërhynë komandot izraelitë transportonte ndihma për banorët në Gaza, zonë ndaj të cilës Izraeli kishte vendosur një bllokadë.