Të krishterët festojnë Të Dielën e Dafinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2013, 16:25
Katolikët dhe protestantët në mbarë botën janë duke festuar sot të dielën e dafinave, që shënon fillimin e javës së shenjtë, para Pashkëve.Në Romë, Papa Françesku dha sot meshën e parë të kësaj feste në postin e Papës. Mijëra besimtarë, duke mbajtur në duar degë dafine dhe ulliri, u mblodhën sot në Sheshin e Shën Pjetrit. Sipas traditës së krishterë bazuar tek Bibla, turmat e njerëzve valëvisin degët e dafinave, për të përshëndetur Jezusin gjatë kthimit në Jeruzalem, para kryqëzimit të tij.Gjatë javës Papa do të mbajë 6 liturgji të tjera, para meshës së Pashkëve, të dielën e ardhshme, duke i dhënë kështu fund festimeve më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.