Kerry: SHBA-të e shqetësuara për fluturimet iraniane mbi Irakun

Sekretari amerikan i shtetit, John kerry, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Irak, ndërsa gjatë takimeve ka parashtruar çështjen e shqetësimeve të Uashingtonit lidhur me fluturimet iraniane mbi Irak.Kerry theksoi se i ka thënë kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki, se fluturimet iraniane janë “problematike” dhe paraqesin ndihmë për mbështetjen e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.Zyrtarët e Irakut i kanë hedhur poshte pretendimet se kanë lejuar transport të armatimit nga Irani në Siri, nëpër hapësirën ajrore irakiane.Ata thonë se Iraku e ka kryer punën e tij duke kontrolluar herë pas herë disa fluturime iraniane, ku nuk kanë gjetur armatim.Ata kërkojnë nga Uashingtoni që t’i përgënjeshtrojë informacionet për flturimet e dyshuara me armatim.