Papa Francesku I takohet me Benediktin e IXV
Papa Françesku i I ka mbëritur për vizitë në banesën e re të paraardhësit të tij, Papa Benediktit IXV, në Castel Gandolfo. Ky është takimi i parë historik i dy liderave të selisë së shenjtë, pasi posti i papatit mbahet deri në vdekjen e tij, dhe kjo shënon dhe fillimin e një kishe katolike të kohës moderne.Papa Françesku I, arriti në mesditë në banesën e Papës së nderit Papa Benediktit IXV, i cili pasi e priti atë e shëtiti në bibliotekë dhe të dy burrat patën një bisedë të përzemërt para drekës së tyre në Castel Gandolfo.Jashtë vendbanimit të Papës u mblodhën shumë besimtarë që të shikonin nga afër këtë takim të veçantë dhe historik papnor midis ish kreut të Kishës Katolike Romake dhe atij aktual.Razinger është vendosur në këtë banesë që prej 28 Shkurtit kur dha dorëheqjen, gjë që e bëri atë Papën e parë pas 600 vitesh, që jep dorëheqje. Ai ka thënë që pjesën tjetër të jetës së tij do të lutet dhe do të rri i fshehur nga bota."