Qipro miraton 3 elementet kryesore të planit të shpëtimit
Deputetët në Qipro miratuan "fondin kombëtar të solidaritetit" për të lehtësuar krizën e bankave, e cila goditi besimin në të gjithë eurozonën. Këto janë ligjet e para të miratuara për të siguruar fondin prej 5.8 miliardë eurosh, çka do t'i hapë rrugën edhe ndihmës ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh.E ndërsa përpjekjet në parlament vazhdojnë për të arritur konsensus për çështje të tjera kyçe, si taksat mbi depozitat e mëdha bankare, Agjencia e lajmeve "Reuters" raporton se fondi do të lejojë grumbullimin e aseteve shtetërore për raste të emergjencës.Presidenti Qipriot, Nikos Anastasiadis dhe udhëheqës të partive ndodhen gjatë ditës në selinë e BE-së në Bruksel për të diskutuar në Eurogroup, e cila ndoshta do të mblidhet të Dielën pasdite.Të Premten, parlamenti qipriot kaloi një total prej nëntë faturash, duke mbuluar tre elemente kryesore të planit të shpëtimit. Ristrukturimi i sektorit bankar në vend, duke filluar me bankën më të prekur nga të gjitha, Bankën Popullore, e cila është e dyta në vend, si dhe miratimin e një kontrolli të kapitaleve që ndalon tërheqjen e depozitave në shumë të mëdha. Gjithashtu kanë aprovuar edhe një fond kombëtar solidariteti. Një tërheqje e tyre do të çonte në kapitullimin e sistemit.Përpara votimit, Bashkimi Europian, Gjermania dhe bankat kryesore në Qipro i kërkuan deputetëve të miratojnë shpejt reformat. Ndërsa Banka Qëndrore Europiane ka dhënë afatin e fundit qeverisë deri të hënën,për gjetjen e një zgjidhjeje, ose nuk do të ndalojë transferimin e parave te bankat që kanë nevojë.Duke mos e parashikuar dot fundin e kësaj krize, bizneset në Qipro kanë kërkuar të bëhen pagesa me para në dorë dhe jo me karta apo çeqe. Të Premten pati protesta jashtë parlamentit të Qipros.