Lirohet pengu Australian pas 15 muajsh
Një shtetas australian, i rrëmbyer 15 muaj më parë nga një grup i lidhur me Al Kaedën në Filipine është liruar. E ndërsa në pamje të parë i dobësuar, Warren Rodwell u lirua ditën e Shtunë në afërsi të qytetit Pagadian, në jug të Filipineve, kanë komunikuar autoritetet lokale.Rodëell ishte rrëmbyer nga militantët e grupit Abu Sayaf në vitin 2011 dhe ishte shfaqur i gjallë për herë të fundit në një video të postuar në një rrjet social në muajin Dhjetor.Aby Sayyaf konsiderohet lëvizja ekstremiste më e vogël por më radikale që vepron në jug të ishujve aziatikë.Ministri i Jashtëm australian, Bob Carr mirëpriti lajmin, duke thënë se lirimi kishte qenë rezultat i përpjekjeve të autoriteteve nga të dyja vendet."Qeveria filipinase kishte rolin kryesor në këtë çështje dhe ajo meriton përgëzime për përpjekjet e palodhshme për lirimin e Rodwell", deklaroi ministri Carr. Ai shtoi se Rodwell është transferuar në një lokalitet të sigurtë dhe se fokusi tani është rekuperimi shëndetësor i tij.Australiani, që drejtonte një dyqan me bashkëshorten e tij në qytetin bregdetar të Filipineve, Ipil, ishte rrëmbyer në Dhjetor të vitit 2011.