BE: Nuk ka zgjidhje optimale për Qipron
Komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn ka paralamëruar së Qiproja ka përpara zgjidhje të vështira, e ndërsa liderët qipriotë duhet të bihen dakort për një plan vendimtar për bankat.Rehn tha se nuk më asnjë "zgjidhje optimale" dhe se e ardhmja e afërt Qipros "do të jetë shumë e vështirë". Komisioneri i BE tha se ne bisedimet me BE dhe FMN ishte bërë përparim i rëndësishëm."Është thelbësore që të arrihet një marrëveshje me Eurogrupin të dielën në mbrëmje në Bruksel dhe një program asistence financiare për Qipron. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet shpejt nga Qipro dhe partnerët e saj të eurozonës. Fatkeqësisht ngjarjet e ditëve të fundit kanë çuar në një situatë ku nuk ka më ndonjë zgjidhje optimale në dispozicion. Sot atje kanë mbetur vetëm zgjedhje të vështira " tha Rehn.Ndërkohë të shtunën parlamenti qipriot i thotë "po" planit B. Kuvendi miratoi një ligj për ristrukturimin e bankave, krijimin e një fondi të shpëtimit dhe kufizimin e transaksioneve financiare në mënyrë që të parandalohet një rrjedhje e metejshme e depozitave kur bankat të rihapen të martën.Këto tre pika përbëjnë thelbin e planit B me alternativa për propozimin e Eurogrupit me vlerë 5.89 miliardë euro që duhet të zhbllokojë ndihmën e Bankës Qendrore Europiane me vlerë 10 miliardë euro. Të martën u hodh poshtë propozimi i një takse prej 10 për qind, për të gjitha depozitat bankare të cilat, sipas planit të ri, janë kufizuar në vetëm ato mbi 100 mijë euro, për të cilat, taksa mund të arrijë deri në 15 për qind të totalit.