Siri, jep dorëheqjen lideri opozitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2013, 17:55
Moaz al-Khatib, lider i Koalicionit Kombëtar Sirian, që mbështetet nga Perëndimi, sot ka paraqitur dorëheqje.Në deklaratën e tij ai theksoi se këtë veprim e ka bërë, pasi konsideron se në të ardhmen, mund të punoj me më tepër liri, duke mos qenë lider i këtij koalicioni.Deklarata e tij është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.Një zëdhënës i tij e ka konfirmuar dorëheqjen.