Policia britanike heton vdekjen e biznesmenit rus
Policia britanike ka nisur ekspertizat për praninë e lëndëve kimike në shtëpinë e të bosdit rus Boris Berezovksi, i gjetur pa jetë në shtëpinë e tij një ditë më parë.Oligarku rus dhe kritiku i Qeverisë së Rusisë, 67 vjeç , u gjet i vdekur në baznesën e tij në londër ku jetonte si azilant e dnërsa vdekja e tij po trajtohet si e paqartë nga policia britanike. Ai emigroi në Britani të Madhe në vitin 2000, pas konflikteve me presidencën ruse.Vdekja e tij është e dyshimtë edhe për shkak Berezovksi i ka mbijetuar më parë sulmeve të shumta duke përfshirë vrasjen dhe një bombë që la të vdekur shoferin shofer tij. Në vitin 2003 ai fitoi azil politik për të qëndruar në Britani për arsye se jeta e tij po vihej në rrezik në Rusi. Pasuria e Manjatit ishte zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit, për shkak të borxheve dhe seancave gjyqësore te here pas hershëm shumë të kushtueshme. Në vitin 2001 u raportua se ai humbi 100 milionë dollarë për shkak të divorcit e ndërsa 4.7 miliardë vetëm pas gjyqit për dëmë kundër mandatit tjetër Abramovich.Në një intervistë për revistën Forbes, Berezovski tha në prag të vdekjes së tij, se jeta nuk kishte kuptim dhe ai dëshironte të kthehej në Rusi.Të shtunën një zëdhënës i Kremlinit tha se Berezovski i kishte shkruar kohët e fundit Putin, duke thënë se ai donte të shkonte në shtëpi. Berezovsky ishte një mik i ngushtë i agjentit të ish-KGB Aleksandër Litvinenko, i cili vdiq në vitin 2006 pasi ai u helmua me polonium duke pirë çaj në Londër.Pa përmendur Berezovsky, Kremlini gjithnjë ka akuzuar kundërshtarët me bazë jashtë vendit për organizimin e vrasjes. Në media u deklarua se këto deklarata i drejtoheshin Berezovskit.Ai mohoi pretendimet në a\të kohë dhe akuzoi personalisht Vladimir Putin për vdekjen e Litvinenkos.