Itali, ende asnjë marrëveshje për krijimin e qeverisë
Pier Luigi Bersani ka kërkuar detyrën për formimin e qeverisë së re por edhe pas dy ditëve konsultimesh numrat për vota në Parlament nuk do të ndryshojnë por fjalët po."Unë duhet riorganizoj mendimet e tyre shënimet dhe pasi të reflëektoj do të jap një vendim nesër,'' kështu deklaroi Giorgio Napolitano për gazetarët në fund të ditës së djeshme e cila kishte si protagonistë Berluskonin, Bersanin dhe Grillo.Marrëveshja mes dy të fundit tduket të jetë një mision i pamundur, ndërsa në qarqet parlamentare flitet për një plan B, pra për emërimin e detyrës kushtetuese një mandati kërkimor.Emri i parë dhe i pashmangshëm është Piero Grasso. Mengjesin e sotëm kreu i lëvizjes Pesë yjet ka mbyllur edhe një herë dyert për koalicion në pritje të vendimit të Napolitanos. Ndërsa Berluskoni vijon propozimin e tij për një Gorernizmo, ose të një qeveri të madhe me koalicion mes të majtës dhe së djathtës, për ndërtimin sa më shpjetë të një qeverie dhe marrjen e masave ekonomike për të mos lënë vendin të zhytet në krizë.Kreu i shtetit ka detyrën të marrë nje vendim të vështirë për ti dhënë vendit një qeveri që të sigurojë Europën dhe të marrë në dorë franat e spekulimit. Apo mbi të gjitha të vendosë një qeveri emergjente e vila të reformojë ligjin elektorla.Ndërkohë që Prier Grasso është shprehu Iigatshëm për gjithçka, pra edhe që të marrë në përsipër qeverisjen. Por edhe pse emri i tij u votua nga deputetët të 5 yjeve, Grillo ka deklaruar se kjo nuk do të thotë që të mirëbesojnë Grasson për një qeveri të përkohshëm. Sipas tij ajo çka duhet është vetëm një qeveri 5 yjet.